Foto:VCG

Foto:VCG

Radioja Publike Kombëtare e ShBA-së (NPR) njoftoi më 25 tetor se epidemia e koronavirusit të ri ka sjellë humbje më të mëdha ekonomike për familjet afroamerikane dhe hispanike. Sipas të dhënave të sondazhit, më shumë se 55% e familjeve afroamerikane dhe hispanike kanë probleme serioze ekonomike, ndërsa vetëm 29% e familjeve të bardha kanë probleme financiare.

Sipas njoftimeve, 19% e familjeve amerikane kanë shpenzuar të gjitha kursimet e tyre qysh nga shpërthimi i epidemisë, dhe kjo përqindje është edhe më e lartë në mesin e familjeve me ngjyrë: 31% e familjeve me ngjyrë nuk kanë kursime dhe më shumë se një e katërta e familjeve hispanike i kanë shpenzuar të gjitha kursimet.(Çang Çuo)