Foto: VCG

Foto: VCG

Një ekspozitë fotografike mbi historinë e kino-amerikane u zbulua të hënën në “Harvard Club”, në Nju Jork.

Në ekspozitë janë rreth 20 grupe fotografish dhe tekstesh që mbulojnë ngjarjet kryesore që përfshinin kinezët në Shtetet e Bashkuara dhe kino-amerikanët që nga shekulli i 19-të, bën të ditur “Xinhua”.

Ekspozita është krijuar për të treguar faktin se kino-amerikanët kanë dhënë kontribute të rëndësishme për shoqërinë amerikane, duke marrë pjesë në ndërtimin e hekurudhës transkontinentale, Luftën Civile Amerikane dhe të tjera, sipas një njoftimi nga organizatorët.

"Unë i uroj ekspozitës një sukses të plotë. Falenderoj kontributin që kino-amerikanët dhanë ndaj shoqërisë. Uroj për bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara", -tha Steven C. Rockefeller Jr., nga familja Rockefeller dhe kreu i “RoseRock Capital Group”.

Ekspozita organizohet nga Shoqata e Nju Jorkut “Taishanese Folks”, “Harvard Wealth Strategy and Management LLC” dhe “UNSRC Tai Chi Club”. (Elona)