Foto:VCG

Foto:VCG

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë nëse vendet nuk përdorin mjetet ekzistuese në luftën kundër pandemisë në mënyrë efektive, fundi i saj nuk do të jetë i afërt. Në takimin e Lartë Botëror të Shëndetit, një forum global i mbajtur në Gjermani, Tedros tha se pandemia do të përfundojë kur bota të zgjedhë t’i japë fund asaj.

“Ne i kemi të gjitha mjetet që na duhen, por bota nuk i ka përdorur siç duhet ato”, -tha Tedros, duke iu drejtuar përfaqësuesve nga 100 vendeve që morën pjesë virtualisht.

Pengesat për përmbushjen e qëllimit të OBSH-së për të vaksinuar 40% të popullsisë të çdo vendi kundër koronavirusit kanë lidhje me politikën dhe fitimet”, -tha shefi i OBSH-së. “Vendet që kanë arritur tashmë objektivin prej 40%, përfshirë të gjitha vendet e G20-s, duhet t’u lënë radhën për marrjen e vaksinave Covax-it dhe Trustit Afrikan për Blerjen e Vaksinave”, -tha Tedros.

Zyrtari i OBSH-së u kërkoi gjithashtu prodhuesve të vaksinave që të bëhen shumë më transparentë lidhur me procesin e shpërndarjes së tyre. Ai u kërkoi atyre të ndajnë njohuritë, teknologjinë dhe liçencat dhe të heqin dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale.

“Ne nuk po kërkojmë bamirësi. Ne po bëjmë thirrje për një investim të arsyeshëm në rimëkëmbjen globale”, -the shefi i OBSH-së.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, deri të hënën ishin regjistruar 243.7 milionë infeksione dhe gati 5 milionë vdekje në botë nga Covid-19. (Elona)