Foto:VCG

Foto:VCG

Aeroporti “Heathrow” ka paralajmëruar se udhëtimi ajror mund mos të rikuperohet në nivelet e para Covid deri në vitin 2026, pavarësisht përmirësimit të numrit të pasagjerëve në tre muajt e fundit, pasi raportoi se humbjet që nga fillimi i pandemisë kishin arritur në 3.4 miliardë paund, bën të ditur “The Guardian”.

Aeroporti tha se udhëtimi ndërkombëtar mund të jetë "në prag të një rikuperimi", por ai përballet me një "rrugë të gjatë përpara". “Heathrow” raportoi tremujorin e parë të rritjes së pasagjerëve që nga fillimi i pandemisë Covid-19 pas lehtësimit të kufizimeve.

Numri i pasagjerëve në tre muajt deri në fund të shtatorit u rikuperua në 28% të niveleve të para pandemisë, ndërsa ngarkesat u ngjitën në 90% të niveleve të tyre në periudhën ekuivalente në 2019-n. (Elona)