Foto:VCG

Foto:VCG

Gazeta "Washington Post" kohët e fundit raportoi se një organizatë e shoqërisë civile në Kaliforni të ShBA-së zbuloi se shteti i saj kishte grumbulluar një numër të madh vaksinash të koronavirusit të ri që ishin pranë kalimit të afatit të përdorimit dhe kishte planifikuar t'ia dhuronte disa prej tyre Meksikës, ku shkalla e infeksionit është ende e lartë. Shtëpia e Bardhë e bllokoi dhurimin dhe i braktisi këto vaksina të vlefshme.

Jo vetëm Kalifornia, por zyrtarët vendorë në të gjithë ShBA-në kanë hasur të njëjtin problem. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se vaksinat janë "pronë federale" dhe për këtë arsye qeveritë shtetërore, pushteti lokal apo organizata të tjera nuk lejohen t’i dhurojnë.

Raportet thonë se kjo politikë i bën punonjësit mjekësorë të ndihen të frustruar, veçanërisht ata që punojnë në kufirin ShBA-Meksikë. (Çang Çuo)