Foto:ATSH

Foto:ATSH

Moti ekstrem goditi Italinë e jugut gjatë fundjavës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Dy persona rezultojnë të humbur dhe kanë nisur operacionet e kërkimit për gjetjen e tyre. “Çifti, një burrë 67-vjeçar dhe një grua 54-vjeçare, dolën nga automjeti kur balta dhe përmbytjet ishin në kulmin e tyre në qytetin Skordia, afër Katanias dhe u zhdukën”, -deklaroi një dëshmitar okular, i cili ishte një shofer që u shpëtua nga zjarrfikësit, pasi automjeti i tij u bllokua prej ujit dhe baltës.

Sicilia, Kalabria, Basilikata dhe Pulia mbeten në gatishmëri në lidhje me motin ekstrem, që prishën argjinaturat në provincat e Trapanit dhe Katanias.

Autoritetet në Katania kanë mbyllur shkollat , parqet dhe varrezat.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimaterike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po i bëjnë ngjarjet ekstreme të motit më të shpeshta dhe madje edhe më intensive. (Fatosi)