Foto: townceleb

Foto: townceleb

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) njoftoi se 56 emigrantë të paligjshëm, duke përfshirë gra dhe fëmijë, janë shpëtuar dhe janë kthyer në Libi, citon “Xinhua”.

"Një varkë tjetër u kthye në Tripoli. Pesëdhjetë e gjashtë persona ishin në bordin e një varke druri që nisej nga Zuwara", -shkroi UNHCR në “Twitter”.

"IRC partneri i UNHCR-së trajtoi lëndime të lehta dhe i ndihmoi të mbijetuarit me simptoma të hipotermisë", -thuhet në njoftim.

Gjatë dy ditëve të fundit, gjithsej 370 emigrantë të paligjshëm, përfshirë gra dhe fëmijë, janë shpëtuar dhe janë kthyer në Libi.

Libia ka vuajtur pasiguri dhe kaos që nga rënia e liderit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, duke e bërë vendin e Afrikës së Veriut një pikë nisjeje të preferuar për emigrantët e paligjshëm që duan të kalojnë Detin Mesdhe në brigjet evropiane.

Emigrantët e shpëtuar përfundojnë brenda qendrave të pritjes të mbipopulluara në të gjithë Libinë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për mbylljen e tyre. (Fatosi)