Foto:VCG

Foto:VCG

Turqia ka administruar mbi 115 milionë doza vaksinash COVID-19 që nga fillimi i fushatës së saj të vaksinimit në janar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, bën të ditur “Xinhua”.

Më shumë se 55.18 milionë njerëz kanë marrë dozat e para, më shumë se 48.13 milionë kanë marrë injeksionet e dyta dhe gati 11 milionë kanë marrë injeksionet e treta përforcuese, treguan të dhënat e ministrisë.

Rreth 57.9% e popullsisë janë vaksinuar me dy doza, por janë konsideruar ende si të pamjaftueshme për imunitetin e tufës.

Numri i rasteve ditore është luhatur në intervalin 25.000-30.000 për dy muajt e fundit në të gjithë vendin, ndërsa numri i të vdekurve ka qenë rreth 200. (Fatosi)