Ban Ki-moon(Foto:VCG)

Ban Ki-moon(Foto:VCG)

"Kina ka dhënë kontribut të konsiderueshëm në realizimin e idealeve të Kombeve të Bashkuara", -tha ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon në një intervistë për “Xinhua”.

"Rivendosja e selisë së ligjshme të Republikës Popullore të Kinës ishte një ngjarje historike në historinë e OKB-së", -tha Ban kur kujtoi rolin e Kinës në OKB gjatë 50 viteve të fundit.

"Kombet e Bashkuara u bënë një organizatë universale përsa i përket madhësisë dhe përmbajtjes së saj me restaurimin e selisë nga Kina", -shtoi ai.

Gjatë mandatit të tij dhjetëvjeçar si sekretar i përgjithshëm, Ban ka qenë dëshmitar i shfaqjes së shumë ngjarjeve të rëndësishme, me Marrëveshjen e Parisit dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) ndër çështjet më të rëndësishme globale.

"Këto ishin të mundshme në një pjesë të madhe me udhëheqjen dhe përfshirjen e fortë të Kinës nën udhëheqjen e presidentit Xi Jinping. Kontributi më i rëndësishëm i Kinës ishte angazhimi i saj i fortë për të luftuar kundër ndryshimit të klimës", -tha Ban.

Duke iu referuar arritjeve të Kinës në ngritjen e popullit kinez mbi kufirin e varfërisë së tmerrshme, ai tha se kjo inkurajon vendet e tjera në zhvillim të bëjnë të njëjtën gjë.

Duke vënë në dukje se bota po përballet me sfida serioze si ndryshimi i klimës, pandemia COVID-19 dhe dobësimi i multilateralizmit, Ban bëri thirrje për bashkëpunim shumëpalësh dhe u kërkoi liderëve botërorë të jenë më aktivë në kultivimin e multilateralizmit. Ish-shefi i OKB-së tha se ndërtimi i një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, i propozuar nga presidenti kinez Xi, është një koncept shumë i rëndësishëm.

“Ideja e Kinës për të qenë një ndërtues i paqes botërore, kontribues në zhvillimin global, mbrojtës i rendit ndërkombëtar dhe ofrues i të mirave publike janë në përputhje me idealet e Kartës së OKB-së”, -vuri në dukje ai.

"Shpresoj se Kina do të vazhdojë të punojë ngushtë me OKB-në për ta bërë botën më të mirë, më të sigurt dhe më të begatë në të ardhmen", -tha Ban. (Fatosi)