Foto:Visual People

Foto:Visual People

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres vlerësoi arritjet e Kinës në çrrënjosjen e varfërisë dhe fusha të tjera, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të bashkohet për të adresuar sfidat e përbashkëta, njofton “Xinhua”.

“Falënderoj Kinën për rolin e saj në formësimin dhe zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, siç dëshmohet nga angazhimi i saj i fortë dhe progresi i rëndësishëm për të zhdukur varfërinë në të gjitha format dhe dimensionet, një nga sfidat kryesore të botës”, -tha shefi i OKB-së në një intervistë për “Xinhua”.

"Arritjet e Kinës japin mësime të vlefshme në zbutjen e varfërisë që po ndahen me vendet e tjera. Bota jonë përballet me një lumë provash. Pabarazitë në rritje. Kriza klimatike. Pandemia e COVID-19. Tensionet gjeopolitike. Shumëfishimi i konflikteve. Të drejtat e njeriut nën kërcënim", -tha shefi i OKB-së.

Sekretari i Përgjithshëm bëri thirrje për unitet global për të kapërcyer ndarjet e mëdha dhe për të zgjidhur sfidat përmes bashkëpunimit të zgjeruar ndërkombëtar. (Fatosi)