Dy anije mallrash me flamur të huaj u përplasën të dielën në detin Marmara, pranë provincës veriperëndimore të Çanakalasë të Turqisë, duke shkaktuar dëme, por jo të lënduar, njoftuan mediat lokale, që iu referohet “Xinhua”.

“Benitamou”, një anije 299 metra e gjatë që transportonte mineral gize në Kinë nga Ukraina, thuhet se u përplas me “BC Vanessa”, një anije 172 metra e gjatë që transportonte grurë në Egjipt nga Bullgaria.

Sipas “TRT”, një transmetues publik turk, anijet u përplasën gjatë rrugës për në një zonë ankorimi përpara se të kalonin ngushticën e Dardaneleve drejt Detit Egje dhe po udhëtonin në kushte mjegulle.

Anijet do të dërgohen në rajonin Sevketiye pranë rrethit Lapseki të Çanakalasë.

Sipas raportimeve, “Benitamou” po lundron nën flamurin e Panamasë, ndërsa “BC Vanessa” është nën flamurin e Barbados. (Fatosi)