Në mbledhjen e parë midis ministrave të jashtëm të Kinës dhe të vendeve ishullore të Paqësorit të enjten u publikua një deklaratë e përbashkët.

Vendet ishullore e Paqësorit i shprehën falënderime Kinës për përkrahjen e saj aktive në ofrimin e materialeve mjekësore, vaksinave dhe fondeve. Palët theksuan se vaksinat duhet të shërbejnë si produkt publik dhe kundërshtojnë çdo orvatje për pengimin e bashkëpunimit lidhur me vaksinat.

Palët shprehën të njëjtën mendim se gjurmimi i origjinës së virusit të COVID-19 është një problem shkencor e detyrë globale dhe mund e duhet të kryhet vetëm në bazë të bashkëpunimit të shkencëtarëve të mbarë botës. (Wang Lei/ Artan)