Kina i kërkon ShBA-së që t’i trajtojë me kujdes dhe siç duhet çështjet që lidhen me Tajvanin dhe të mos u dërgojë sinjale të gabuara forcave separatiste të "pavarësisë së Tajvanit", tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi, kur iu përgjigj një pyetjeje lidhur me deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden për rajonin e Tajvanit të Kinës në një intervistë për CNN-in të enjten.

Kur u pyet nëse "ShBA-ja do ta mbronte Tajvanin nëse Kina sulmonte", Biden u përgjigj: "Po, ne kemi një angazhim për ta bërë këtë".

Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme territoriale e Kinës dhe çështjet që lidhen me Tajvanin janë thjesht punë të brendshme të Kinës, theksoi Wang.

Kina u kërkon Shteteve të Bashkuara të respektojnë parimin e “Një Kine” dhe pikat e tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, shtoi zëdhënësi.