Marrëdhëniet Rusi-Kinë “nuk drejtohen kundër ndokujt” dhe janë në interes të të dy vendeve, deklaroi të enjten në Soçi presidenti rus Vladimir Putin.

"Kemi folur shumë herë lidhur me këtë. Ne jemi miq me Kinën në bazë të interesit të ndërsjellë dhe marrëdhëniet tona nuk drejtohen kundër ndokujt," tha Putini gjatë sesionit plenar të mbledhjes së 18-të vjetore të Klubit të Diskutimeve Valdai, një institut rus i studimit të politikave.

“Ndryshe nga vendet e NATO-s, ne nuk po përpiqemi të formojmë ndonjë aleancë të ngushtë ushtarake. Nuk ka ndonjë bllok ushtarak ndërmjet Rusisë dhe Kinës. Ne nuk e kemi një qëllim të tillë,” shtoi ai. (Artan/Fani)