62 vende kanë bërë një deklaratë të përbashkët në mbështetje të promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut nga Kina në Komitetin e Tretë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Deklarata u lexua nga Kuba në emër të 62 vendeve që mbështetin rrugën e zhvillimit të të drejtave të njeriut të Kinës në përshtatje me kushtet e veta kombëtare, duke kundërshtuar ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës në emër të të drejtave të njeriut.

Deklarata e përbashkët thekson se respekti për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të shteteve dhe mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve sovrane janë norma themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në deklaratë shtohet se çështjet e Hong-Kongut, Xinjiang-ut dhe Tibetit janë punë të brendshme të Kinës dhe asnjë forcë e huaj nuk duhet të ndërhyjë në to.

Deklarata e përbashkët përsërit mbështetjen për zbatimin prej Kinës të parimit "Një vend, dy sisteme" në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.

Të gjitha palët duhet gjithashtu të respektojnë të drejtën e popullit të çdo vendi për të zgjedhur në mënyrë të pavarur rrugën e vet për zhvillimin e të drejtave të njeriut në përputhje me kushtet e tyre kombëtare dhe t'i trajtojnë me të njëjtën mënyrë të gjitha çështjet e të drejtave të njeriut.

Deklarata theksoi se të 62 e vendet kundërshtojnë politizimin e të drejtave të njeriut dhe standardet e dyfishta. (Artan/Fani)