Foto: VCG

Foto: VCG

Më 17 tetor, studiuesi kenian, drejtori i institutit të studimit të politikave "Bashkëpunimi Jug-Jug", Stephen Ndegwa, botoi një artikull në gazetën “STAR”, ku vlerësohen rezultatet e Kinës në zhdukjen e varfërisë. Autori mendon se zhdukja e varfërisë absolute në Kinë u ofron vendeve në zhvillim një përvojë të rëndësishme.

Në artikullin e tij thuhet se, nën ndikimin e epidemisë së koronavirusit të ri, të ndryshimit të klimës etj., numri i atyre që jetojnë në varfëri ekstreme po rritet më tej. Parashikohet se sivjet numri i atyre që vuajnë nga varfëria ekstreme do të arrijë 150 milionë, shumica e të cilëve janë në Azinë Jugore dhe Afrikën Subsahariane. Kjo gjendje është shkaktuar ngaqë hartuesit e politikave të vendeve përkatëse shpërfillin kërkesat e të varfërve dhe modeli i ekonomisë nga lart poshtë nuk është efektiv.

Në artikull theksohet se libri i bardhë për shoqërinë relativisht të begatë në të gjitha aspektet përfshin metodën për arritjen e sukseseve në zhdukjen e varfërisë, që janë zhvillimi i përgjithshëm, puna e zellshme dhe lulëzimi i përbashkët. Pas Reformës dhe Hapjes, 770 milionë kinezë dolën nga varfëria dhe numri i njerëzve që dolën nga varfëria në Kinë zë 70 % të numrit të përgjithshëm të mbarë botës, duke realizuar objektivin e pakësimit të varfërisë të Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së për vitin 2030. Kina ka dhënë kontribut të rëndësishëm për çështjen e zhdukjes së varfërisë. Suksesi i Kinës u ka ofruar përvojë vendeve që kërkojnë zhvillimin e pavarur e të shpejtë, njëkohësisht u ka dhënë vendeve të ndryshme raste të mëdha zhvillimi. “Duhet të mësojmë nga Kina dhe besojmë se pabarazia nuk është prirja e dukshme e zhvillimit të shoqerisë njerëzore, po duhet të përpiqemi të krijojmë një sistem ku askush nuk mbetet pas,” shkruan autori në artikullin e tij. (Çang Çuo)