Foto: VCG

Foto: VCG

Ditët e fundit një pjesë e zyrtarëve amerikanë kanë folur përsëri për të ashtuquajturin "kërcënim nga Kina". P. sh., sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u shpreh se zhvillimi i aftësive ushtarake dhe i sistemit të armatimit të Kinës "përshkallëzojnë situatën serioze rajonale", kurse ambasadori amerikan për çarmatimin akuzoi se Kina dhe Rusia nxitin garën e armatimit etj. Qëllimi i këtyre zyrtarëve është gjetja e preteksteve për zgjerimin e forcës ushtarake dhe për të mbështetur hegjemoninë amerikane, thotë CMG-ja në një koment të vetin.

Para një muaji, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi “Aktin e autorizimit të mbrojtjes kombëtare” për vitin fiskal 2022, që cakton për Pentagonin 770 miliardë dollarë amerikanë, 25 miliardë dollarë më shumë në krahasim me buxhetin e propozuar për Shtëpinë së Bardhë. Në këtë buxhet, 28 miliardë dollarë do të përdoren për programin e armëve bërthamore pranë Departamentit amerikan të Energjetikës. ShBA-ja ka arsenalin më të madh dhe më të zhvilluar të armëve bërthamore, dhe tani do të investojë për të ngritur në një shkallë më të lartë forcën bërthamore, gjë që shqetëson botën.

Në shumë raste ShBA-ja dërgon luftanije për të nxjerr në pah forcën e vet ushtarake. Ditët e fundit, destrojeri me raketa të drejtuara i ShBA-së "Dewey" dhe fregata kanadeze "Winnipeg" kaluan nëpër ngushticën e Tajvanit. Kjo është hera e parë në vitet e fundit që forcat amerikane kalojnë ngushticën e Tajvanit bashkë me një luftanije të një vendi tjetër. Ky veprim dëmton paqen e stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe tregon se kush po e përshkallëzon situatën serioze rajonale.

Mbrojtja e vendit dhe forcimi i ushtrisë synojnë të ruajnë sovranitetin, sigurinë e interesat kombëtare dhe nuk drejtohen kundër ndonjë vendi tjetër e nuk përbëjnë kërcënim ndaj asnjë vendi tjetër. Tiparet dalluese të mbrojtjes kombëtare të Kinës në epokën e re janë që "kurrë të mos kërkohet hegjemonia, zgjerimi dhe sfera e ndikimit". Shpenzimet e mbrojtjes të Kinës janë përgjithësisht në përputhje me nivelin e zhvillimit ekonomik kombëtar, duke ruajtur një rritje të moderuar dhe të qëndrueshme. Jo shumë kohë më parë, Kina paraqiti Propozimet e Zhvillimit Global dhe aplikoi zyrtarisht për t'u bashkuar me Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive të Partneritetit të Trans-Paqësorit. Kina me veprime konkrete tregon se është një ndërtuese e paqes botërore, një kontribuuese në zhvillimin global dhe një mbrojtëse e rendit ndërkombëtar, e mbyll komentin CMG-ja.