Koreja e Jugut lëshoi raketën e saj të parë hapësinore të zhvilluar brenda vendit, por nuk arriti të fusë në orbitë ngarkesën e saj, duke penguar vendit t’u bashkohet kombeve të përparuara në sferën hapësinore, shkruan “Digital Journal”.

Raketa Koreja II, e quajtur jozyrtarisht “Nuri”, e cila përbante në trup një flamur të Koresë së Jugut, u lançua nga baza hapësinore “Naro Space Center” në fshatin bregdetar Goheung, me një orë vonesë nga programi, bëhet e ditur nga një deklaratë e Ministrisë së Shkencës.

Të tre fazat e raketës funksionuan, duke e çuar atë në një lartësi prej 700 kilometrash dhe ngarkesa prej 1.5 tonë u nda me sukses, tha presidenti Moon Jae-in, i cili shtoi se vendosja në orbitë e satelitit fals mbetet ende një mision i papërfunduar. Ai shtoi se një përpjekje tjetër do të bëhet në maj. (Irma)