Më 27 shtator të vitit 2021, një përdorues interneti me emër "Dylanali" publikoi në “Twitter” një artikull me titull "Thashethemet dhe të vërtetat mbi COVID-19".

Ky artikull flet mbi prejardhjen e virusit të COVID-19 në bazë të të dhënave të softuerit spiun “Pegasus” të kontrolluar nga agjencia izraelite e zbulimit. Sipas artikullit, "para zbulimit të virusit të COVID-19 në Wuhan dhe pjesëmarrjes së ushtarëve amerikanë në Lojërat e 7-ta Ushtarake Botërore në Wuhan, virusi ishte përhapur në ShBA" dhe "kritikat nga shumë teoricienë konspirativë janë të drejta. Shkencëtarët amerikanë e nxorën virusin gjatë studimit të këtij virusi artificial."

Në vijim është përmbajtja e këtij artikulli:

Kohët e fundit, një shkëmbim në “internetin e errët” tërhoqi vëmendjen tonë. Një pirat interneti me emrin "AngelTRUMP" shiti me 2 bitcoine bazën e të dhënave të softuerit spiun “Pegasus” të kontrolluar nga agjencia izraelite e zbulimit.

Izraeli është akuzuar se e përdor këtë softuer për të mbikëqyrur miliona liderë dhe funksionarë të qeverive të ndryshme. Baza e të dhënave e shitur nga "AngelTRUMP" është regjistrimi i bisedave mes ushtarëve amerikanë. Dikush e ka blerë këtë bazë të të dhënave dhe e ka publikuar informacionin e bisedave të lidhura me përhapjen e virusit të COVID-19, mbi infektimin e ushtarëve amerikanë dhe familjarëve të tyre.

Ne po përpiqemi të kontaktojmë me këta ushtarë për të verifikuar fenomenet e përmendura në biseda, por jemi ndaluar nga funksionarët e informacionit të forcave tokësore. Ne besojmë këto informacione janë të vërteta dhe tregojnë se para zbulimit të virusit të COVID-19 në Wuhan dhe pjesëmarrjes të ushtarëve amerikanë në Lojërat e 7-ta Ushtarake Botërore në Wuhan, virusi ishte përhapur në ShBA.

Është e dukshme që kritikat nga shumë teoricienë konspirativë janë të drejta. Shkencëtarët amerikanë e nxorën virusin gjatë studimit të këtij virusi artificial.

Në kushtet tona mjekësore tani, nëse virusi i COVID-19 nuk do të dilte nga vendi ynë, si mund të bëhej ShBA-ja qendra e epidemisë? (Xu Guang)