Shifrat e viktimave prej Covid-19 kanë pësuar rritje në Rusi dhe për këtë arsye presidenti rus Vladimir Putin miratoi pezullimin njëjavor për shkuarjen fizike në punë, nga 30 tetori deri më 7 nëntor, raporton “Reuters”.

Gjatë një takimi “online”, me zyrtarë qeveritarë, Putin tha se disa rajone të vendit mund të mbyllen më herët.

Ky vendim i presidentit vjen nga nevoja urgjente për të frenuar infektimet, pasi autoritetet shëndetësore në vend po hasin me hezitim për të marrë vaksinën e prodhuar në Rusi, “Sputnik V”.

Në vetëm një ditë në Rusi u regjistruan 1028 vdekje dhe 34.073 raste të reja Covid. (Elona)