Foto: VCG

Foto: VCG

Gazeta amerikane "The Hill" botoi një artikull më 16 tetor me titull "Politikat e dështuara të shëndetit publik po vrasin amerikanët në mënyrë të pabarabartë". Sipas artikullit, shtetet amerikane që janë goditur më shumë nga epidemia e koronavirusit të ri kanë normat më të larta të urisë, varfërisë dhe obezitetit. Njerëzit me shëndet të dobët janë më të ndjeshëm ndaj epidemisë. Këto probleme nxjerrin në pah dështimin e politikave të shëndetit publik në ShBA.

Në artikull thuhet se, sipas të dhënave të publikuara kohët e fundit nga Departamenti i Bujqësisë i ShBA-së, shtetet më të prekura nga epidemia (kryesisht në Juglindje dhe Jugperëndim) kanë normat më të larta të pasigurisë ushqimore dhe njerëzit në këto shtete nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Ky nuk është një problem klime apo toke, dhe nuk është as rastësi, por vjen për shkak të politikave publike të dështuara.

Artikulli vë në dukje se arsyet kryesore për shkallën e lartë të rasteve të koronavirusit të ri në këto zona janë shumë të dukshme: rezistenca ndaj mbajtjes së maskave, përqindja e ulëta e vaksinimit dhe niveli i ulët i promovimit të distancimit shoqëror gjatë gjithë pandemisë.