Rusia po pezullon misionin e saj diplomatik në NATO. Këtë e konfirmoi ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili tha se zyrat ndërlidhëse ushtarake të NATO-s do të mbyllen në nëntor, bën të ditur “Euronews”.

Këto masa vijnë pasi Aleanca e Atlantikut të Veriut dëboi 8 diplomatë të misionit të Rusisë, me arsyetimin se ata ishin zyrtarë të inteligjencës.

Kryediplomati rus shtoi se kontakti midis NATO-s dhe Moskës zyrtare mund të bëhet përmes ambasadës ruse në Belgjikë. (Elona)