Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan Joe Biden, deklaroi se amerikanët e pavaksinuar përbëjnë një kërcënim për një valë të pestë të pandeminë Covid-19 në SHBA.

“Problemi është se ne kemi ende rreth 66 milionë persona që mund të vaksinohen dhe ende nuk e kanë bërë. Shkalla në të cilën ne vazhdojmë të zbresim në kurbë, do të varet nga vaksininimi i sa më shumë njerëzve”, -theksoi Fauci gjatë një interviste për “Fox News Sunday”.

“Nëse nuk veprojmë, ekziston gjithmonë rreziku që të ketë viruse të mjaftueshme në qarkullim për të qenë në gjendje të ndalojnë uljen e numrit të rasteve, pra ekziston rreziku i rilindjes së virusit”, -theksoi Fauci.

Ai shpjegoi megjithatë se një ringjallje e një vale tjetër të rasteve Covid-19 ishte e parandalueshme, duke thënë se sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më pak ka të ngjarë të ketë një valë tjetër këtë dimër.

Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 77 për qind e amerikanëve 12 vjeç e lart janë vaksinuar të paktën pjesërisht, ndërsa 67 për qind janë plotësisht të vaksinuar.

Presidenti Biden publikoi përparimin që SHBA ka bërë javët e fundit, duke vënë në dukje se shtrimet në spitale kanë rënë me 38% dhe rastet e Covid-19 kanë rënë me 47%, në gjashtë javët e fundit.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se vendi ishte në një periudhë kritike. (Elona)