Kina është në dijeni të raporteve mbi lëshimin e raketave balistike nga Koreja e Veriut dhe shpreson se palët përkatëse do të kenë qëndrime të përmbajtura dhe do të promovojnë së bashku zgjidhjen politike të çështjes së Gadishullit Korean, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin të martën.

Duke theksuar se situata aktuale në Gadishullin Korean ka arritur në një fazë kyçe, Wang shprehu shpresën se palët përkatëse do të kenë një vizion të gjerë, duke mbrojtur paqen dhe qëndrueshmërinë në Gadishullin Korean.

Ai bëri thirrje për të vazhduar rrugën e drejtë të dialogut dhe konsultimeve, duke ndjekur metodën e "dy drejtimeve" dhe duke ndërmarrë veprime me faza dhe të sinkronizuara për të promovuar së bashku zgjidhjen politike të çështjes së Gadishullit Korean.

Shefat e Përgjithshëm të Shtabit të Koresë së Jugut thanë të martën në një deklaratë se ushtria e Koresë së Jugut gjurmoi një raketë balistike me rreze të shkurtër, që Koreja e Veriut lëshoi në orën 10:17 paradite.

Nëse lajmi konfirmohet, ky do të ishte lëshimi i parë testues i raketave balistike nga nëndetëset prej Koresë së Veriut në afro dy vjet.

Sipas rezolutatës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Phenianit i ndalohet çdo testim i teknologjisë së raketave balistike.

Koreja e Veriut bëri disa testime raketash në shtator, në sfondin e bllokimit të bisedimeve të denuklearizimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Xu Guang)