Ambasadori i Francës në Bjellorusi, Nicolas de Lacoste, është larguar nga ky vend, pasi qeveria bjelloruse ka urdhëruar dëbimin e tij, raportoi agjencia e lajmeve “AFP”, cituar nga “Radio Europa e Lirë”.

Një zëdhënës i Ambasadës ka konfirmuar për agjencinë se, ambasadori francez është larguar nga Bjellorusia të shtunën. Atij i është dhënë afat që të largohet deri të hënën.

De Lacoste 57-vjeçar, është dërguar me mision në Minsk në fund të vitit të kaluar.

Mediet lokale kanë shkruar se ai ka nuk ka mundur që të prezantojë kredencialet e tij te presidenti Alekander Lukashenko. Franca, sikurse edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian, nuk e njeh Lukashenkon si president, pas zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe pretendimeve për shumë mashtrime në to.

De Lacoste është takuar me ministrin e Jashtëm bjellorus, Vladimir Makei, në dhjetor të vitit të kaluar, duke shmangur takimin me Lukashenkon. (Fatosi)