Aktorja ruse Julia Peresid dhe regjisori Klim Shipenko u kthyen në mënyrë të sigurt në Tokë nga stacioni ndërkombëtar i hapësirës, njoftoi “Xinhua”.

Ekuipazhi i xhirimit për filmin "Sfida" u ul në zonën e projektuar në Kazakistan në bordin e Soyuz MS-18 të Rusisë së bashku me kozmonautin rus Oleg Novitsky, njoftoi korporata shtetërore e hapësirës “Roscosmos”.

Peresid dhe Dipenko kaluan 12 ditë në stacion për të xhiruar skena për filmin e parë “fiction” në hapësirë, i cili tregon historinë e një mjekeje që shkon në hapësirë për të shpëtuar jetën e një kozmonauti. (Fatosi)