Një avion luftarak rus shoqëroi të dielën një bombardues strategjik amerikan mbi ujërat neutrale të Detit të Japonisë, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, citon “Xinhua”.

Radarët rusë zbuluan një objektiv ajror që i afrohej kufirit rus mbi Detin e Japonisë, dhe një luftëtar MiG-31 nga Rrethi Ushtarak Lindor i Rusisë u ngrit në përgjigje, njoftoi ministria.

Ekuipazhi rus identifikoi objektivin ajror si një bombardues strategjik të Forcave Ajrore të SHBA-së B-1B, para se ta shoqëronte atë.

Autoritetet ruse thanë se nuk pati asnjë shkelje të kufijve rusë dhe avionët rusë respektuan rreptësisht rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore. (Fatosi)