foto nga VCG

foto nga VCG

Vendet e Bashkimit Evropian (BE) kanë dërguar ilaçe dhe pajisje Covid për të trajtuar pacientët në Rumani, e cila po përballet me një rritje të infeksioneve midis njerëzve të pavaksinuar.

Në dhjetë ditët e para të tetorit, një person ka vdekur nga Covid çdo gjashtë minuta në vend, por skepticizmi i vaksinave mbetet i lartë.

Komisioni Evropian njoftoi se kishte koordinuar dërgesën në Rumani të 250 koncentratorëve të oksigjenit, pajisje kyçe për të rritur furnizimin me oksigjen mjekësor i cili është i nevojshëm për të trajtuar pacientët me sëmundje kritike, raportoi “Reuters”.

BE-ja gjithashtu ka koordinuar dërgesën e 5200 shisheve me antitrupa monoklonalë nga Italia në Rumani, njofoti Komisioni në një deklaratë për shtyp. Antitrupat monoklonalë janë një trajtim eksperimental për pacientët me Covid.

BE gjithashtu do të dërgojë tetë përqendrues shtesë të oksigjenit dhe 15 ventilatorë nga Danimarka. Vetëm rreth një e treta e popullsisë së rritur të Rumanisë ka marrë të paktën një dozë të një vaksine Covid, sipas të dhënave publike të BE-së. (Irma)