foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se duke marrë parasysh drejtimin e mëparshëm të aeroportit të Kabulit, Turqia mund të ndërmarrë hapa të ngjashëm në të ardhmen, së bashku me Katarin dhe Afganistanin, nëse mund të arrihet një marrëveshje nga tre vendet, raporton “Anadolu Agency”.

Erdogan tha se gjatë vizitës së fundit të talebanëve në Turqi ata kërkuan ndihmë humanitare dhe në lidhje me shqetësimet për funksionalitetin e procesit të ri në Afganistan, për të cilat kreu i shtetit turk u zotua se do të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për popullin afgan.

Një delegacion i talebanëve zhvilloi një vizitë në Turqi për të diskutuar çështjet dypalëshe, si dhe bashkëpunimin me Afganistanin në të ardhmen. (Irma)