foto nga VCG

foto nga VCG

Zëvendësministri federal gjerman për Çështjet Evropiane, Philip Roth, deklaroi se duhet të respektohet shprehja e votës popullore në Britaninë e Madhe, por, sipas tij, i gjithë procesi i Brexit ishte një tragjedi.

“Jam i sigurt se qytetarët britanikë do të paguajnë çdo ditë të jetës së tyre një çmim shumë të lartë. Pasojat mbi popullatën po shihen që tani”, -tha Roth, citon “Atsh”.

“Nacionalistët dhe populistët në Evropë, të cilët kanë qenë pro daljes nga BE-ja, janë bërë shumë të heshtur, sepse ata duhej të pranonin se largimi nga Evropa nuk zgjidhte por prodhonte probleme”, nënvizoi ai, duke shtuar e Brexit nuk është një model, por ndjek nacionalizmat dhe populizmat.

Përfaqësuesit e Italisë, Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Holandës u takuan me nënkryetarin e Komisionit Evropian, Maros Sefçoviç, negociator postBrexit për BE, për t’i kërkuar hartimin e një plani emergjente për një luftë të mundshme tregtare, raporton gazeta ekonomike britanike ”Financial Times”.

Kufizimi i qasjes së Britanisë së Madhe me energji nga BE-ja dhe vendosja e detyrimeve për eksportet britanike janë temat e diskutuara tregtare midis dy palëve. (Irma)