foto nga VCG

foto nga VCG

Një firmë ruse ka filluar provat e vaksinës së koronavirusit “Betuvax-CoV-2”, vaksina e dytë e këtij lloji e prodhuar nga një kompani private ruse.

Testet e fazës së parë dhe të dytë, të bëra nga Instituti i Qelizave Staminale Njerëzore, do të përfshijnë 170 persona në Shën Petërburg dhe Perm dhe pritet të zgjasin deri në shtator të vitit të ardhshëm, njoftoi agjencia e lajmeve “TASS”, citon “Reuters”.

Kompania private “Biocad” nisi testet e vaksinës anti-Covid muajin e kaluar, raportoi “Interfax”.

Rusia deri më tani ka miratuar vaksinat e zhvilluara nga tre institute shtetërore, përfshirë “Sputnik V” me dy doza. (Irma)