foto nga VCG

foto nga VCG

Kreu i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi, deklaroi se agjencia po koordinon me Bankën Botërore për të financuar programet e ndihmës për vendet që strehojnë refugjatët sirianë, raporton “Xinhua”.

Gjatë një takimi me presidentin libanez, Michel Aoun, Grandi u zotua se do të bëjë më shumë përpjekje për të krijuar atmosferën e duhur për kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë në atdheun e tyre.

Aoun tha se Libani ka vuajtur nga pasojat negative të fluksit të mbi 1 milion refugjatëve sirianë pas shpërthimit të luftës civile në vendin fqinj, duke shtuar: “Është e pamundur që Libani të vazhdojë të mbajë barrën e eksodit sirian”.

Më shumë se 1 milion refugjatë sirianë janë regjistruar nga UNHCR-ja në Liban, ndërsa qeveria libaneze vlerësoi se numri real i kalona 1.5 milionë. (Irma)