foto nga VCG

foto nga VCG

Prej 1 nëntorit, do të hiqet ndalimi i udhëtimit jashtë Australisë, një veprim i nxitur nga shteti New South Wales, që njoftoi fundin e karantinës për udhëtarët plotësisht të vaksinuar që mbërrijnë në vend.

Kryeministri, Scott Morrison, deklaroi se nga nëntori, australianët, banorët e përhershëm dhe qytetarët dhe familjet e tyre, do të lejohen të largohen nga Australia kudo që jetojnë dhe të kthehen, raporton “Reuters”.

Edhe pse udhëtarët e vaksinuar do të jenë në gjendje të mbërrijnë në New South Wales pa karantinë, Morrison vuri në dukje se mbërritjet ende do të kufizohen në shtete të tjera, në varësi të niveleve të vaksinimit në ato vende.

Sidoqoftë, udhëtarët që largohen nga Australia do të përballen me pasiguri se në cilat porte mund të kthehen në Sydney dhe kur shtetet e tjera do të ndjekin udhëheqjen e NSW në udhëtimet pa karantinë.

Shteti i Victoria-s ka më shumë gjasa ta bëjë këtë kur shkalla e vaksinimit me dozë të dyfishtë të vaksinës të arrijë në 80% në fillim të nëntorit. (Irma)