Ditët e fundit, gazeta "New York Times" njoftoi se kompania amerikane “Moderna” "pothuajse e ka ofruar vaksinën e prodhuar prej saj vetëm për vendet dhe rajonet e pasura", ndërsa vendet dhe rajonet me të ardhura të ulëta "duhet ta blejnë vaksinën me çmime më të larta, ose të presin për një kohë të gjatë".

Sipas njoftimeve, vaksina e studiuar nga “Moderna” mori përkrahje financiare dhe teknologjike nga qeveria amerikane, por ndër klientët e kësaj kompanie, zënë një përqindje më të lartë vendet dhe rajonet e pasura.

Sipas informacioneve të blerjeve qeveritare të publikuara, çmimi i blerjes së vaksinës së “Moderna”-s nga ShBA-ja është 15-16.5 dollarë për një dozë, kurse nga BE-ja 22.6-25.5 dollarë për dozë. Ndërkohë, çmimi i blerjes nga Tajlanda, Kolumbia dhe Botsvana është 27-30 dollarë për dozë.

Ish-drejtori i Qendrës së Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjeve të ShBA-së Thomas Frieden tha: "Mendoj se veprimi i ‘Moderna’-s synon kthimin maksimal të investimit, pa asnjë përgjegjësi tjetër."(Xu Guang)