otakuhub.in

otakuhub.in

Grand Theft Auto III, Vice City dhe San Andreas – triologjia e njohur e lojërave aksion e aventurë do të ripunohen, ka njoftuar Rockstar Games, duke konfirmuar lajmet e mëparshme jo zyrtare. Sipas medieve ndërkombëtare, lojërat e reja do të jenë në dispozicion deri në fund të këtij vit, në një paketë të titutlluar Grand Theft Auto: “Edicioni i Fundit i Triologjisë”.

Për sa i përket azhurnimit, versionet e ripunuara të titujve tradicionalë GTA pretendohet që do të kenë përmirësime grafike dhe përmirësime të tjera moderne, por duke ruajtur origjinalitetin.

Rockstar Games ka njoftuar se versionet e ripunuara përmes paketës së trilogjisë do të jenë në dispozicion në PS5, PS4, Xbox Series X dhe S, Xbox One, Nintendo Switch dhe Launcher i Rockstar Games në kompjuter .

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, lojërat do të vijnë gjithashtu në iOS dhe Android.