Unhcr emigrantet libiane, UNSM

Unhcr emigrantet libiane, UNSM

Qindra emigrantë u shpëtuan në brigjet e Libisë në dy operacione të veçanta, njoftoi Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), citon “Xinhua”.

“Në njërin prej operacioneve, rreth 500 njerëz u zbarkuan në Azzawiya Refinery Point pasi u shpëtuan u kapën në det me varkë druri”, -shkroi UNHCR-ja në “Twitter”.

Në operacionin tjetër, 56 persona, përfshirë tre fëmijë, u shpëtuan pasi motori në varkën e tyre të gomës ishte prishur në det.

Libia, duke vuajtur pasiguri dhe kaos që nga viti 2011, ka qenë një pikë e preferuar nisjeje për emigrantët që duan të kalojnë Detin Mesdhe në brigjet evropiane. (Fatosi)