vaksinat e skaduara France, ANSA

vaksinat e skaduara France, ANSA

Në një zonë të Francës, një lot prej 260 vaksina anti-Covid të “Pfizer”, u administruan përtej datës së skadimit. Pas publikimit nga “Radio France Bleu”, njoftimi u konfirmua edhe nga Agjencia Rajonale e Shëndetësisë në Loira (ARS), citon “Ansa”.

Nxjerrë në gusht nga frigoriferi, kjo seri duhej të përdorej brenda 30 ditëve, por kishte tejkalime prej 2-16 ditë, sipas të njëjtit burim.

"Autoritetet shëndetësore kombëtare, Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Barnave dhe Këshilli Drejtues i Strategjisë së Vaksinave na kanë thënë se deri më tani nuk është raportuar ndonjë rrezik shëndetësor për njerëzit që kanë marrë këtë vaksinë", deklaroi për “France Presse” Cécilia Haas, drejtoreshë e kabinetit të “ARS Aura”.

Sipas saj, efikasiteti i përbërësit aktiv është ndoshta më pak i mirë. Për këtë arsye u kontaktua personeli shëndetësor që të njoftojë personat e përfshirë. (Irma)