foto nga VCG

foto nga VCG

“Boeing” dhe kompania kineze “Guangzhou Aircraft Maintenance Engineering Company Limited” (Gameco) njoftuan planet për të krijuar kapacitet shtesë për avionët e transportit “Boeing Converted Freighter” (BCF) 767-300 për të përmbushur kërkesën e fortë të tregut, citon “Xinhua”.

Sipas njoftimit, marrëveshja do të zgjerojë kapacitetin e konvertimit të avionëve të ngarkesave në “Gameco”, duke hapur kështu dy linja të reja konvertimi 767-300 BCF vitin e ardhshëm.

“Gameco” do të jetë kështu përfaqësuesi i parë për mirëmbajtje, riparim dhe rregullim në Kinë që konverton 767-300 Bcf, si dhe i vetmi që konverton si 767-300 Bcf ashtu dhe 737-800 Bcf.

Në fillim të vitit, kompania e Guangzhou njoftoi projektet për të hapur një linjë të tretë konvertimi të 737-800 Bcf, thuhet në njoftim.

“Boeing” parashikon që në 20 vitet e ardhshme do të jenë të nevojshme 1720 trasformime avionësh nga pasagjerë në ngarkesazh, 520 prej të cilave do të përfshijnë konvertime të gjera me transportuesit aziatikë që përfaqësojnë mbi 40% të kërkesës këtij sektori. (Irma)