foto nga VCG

foto nga VCG

Prej 1 tetorit, të gjithë shtetasit evropianë që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të kenë një pasaportë. Kjo u përcaktua nga dokumenti kufitar, “Modeli i funksionimit të kufirit”, krijuar nga Mbretëria e Bashkuar pas Brexit, citonjnë mediet italiane.

Në fakt, dokumenti përcakton që kartat e identitetit evropiane nuk do të pranohen më për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të jetë e nevojshme që të gjithë qytetarët e zonës së BE-së të kenë një pasaportë.

Sipas qeverisë britanike, karta e identitetit është një dokument i pasigurt. Edhe fëmijët dhe adoleshentët që shkojnë për pushime apo studime duhet të kenë me vete pasaportën e tyre.

Kohët e fundit kompanitë ajrore kanë shpërndarë një memorandum për pasagjerët e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar, për t'u kujtuar nevojën për të pasur dokumentin e nevojshëm në mënyrë që mos të kenë probleme në kufi. (Irma)