foto nga VCG

foto nga VCG

Rreth 37% e personave të shëruar nga Covid-19 kanë pasur të paktën një simptomë të kovidit të gjatë, thuhet në një studim, i cili thekson se probabiliteti i zhvillimit të sindromës lidhet me ashpërsinë e virusit dhe se lloji i simptomave ndryshon midis burrave dhe grave, raporton “Ansa”.

Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Kërkime Shëndetësore (Nihr) dhe Qendrën Kërkimore Biomjekësore të Shëndetit të Oksfordit (Brc), analizuan të dhënat mjekësore të 270.000 njerëzve të diagnostikuar me Covid-19 në SHBA në periudhën janar-dhjetor 2020. Shkencëtarët llogaritën incidencën e 9 prej simptomave kryesore të sindromës covid i gjatë tre deri në gjashtë muaj pas diagnozës. Në të dhënat mjekësore të rreth 37% të pacientëve, raportohet diagnoza e të paktën një çrregullimi të “Long Covid”.

Problemet e frymëmarrjes si dhe simptomat e barkut janë gjetur në 8% të rasteve; ankthi dhe/ose depresioni në 15%; dhembje në gjoks dhe fyt në 6%; në 4% simptoma njohëse, të tilla si ndjenja e konfuzionit dhe humbjes, vështirësi në përqëndrim; lodhje në 6%; dhembje koke në 5%; mialgji në 1.5%; dhembje të tjera në 7%. (Irma)