VCG

VCG

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka përcjellë një mesazh urimi për Ditën Kombëtare të Kinës.

"Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të doja t’i shpreh urimet tona Republikës Popullore të Kinës për Ditën e vet Kombëtare më 1 Tetor. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kërkojnë të bashkëpunojnë për të zgjidhur sfidat me të cilat përballemi të gjithë, ne i urojmë popullit kinez paqe, lumturi dhe begati gjatë vitit të ardhshëm," tha Blinken të enjten në një deklaratë të publikuar nga Departamenti i Shtetit.

Sivjet është 72-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës.(Artan)