Mbrëmjen e së mërkurës mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit kontingjenti i parë i materialeve të ndihmës humanitare emergjente nga qeveria kineze për Afganistanin.

Ministri në detyrë i Çështjeve të Refugjatëve i qeverisë së përkohshme afgane Khalil Haqqani, zëvendësministrat në detyrë Arsala Khan Haruti e Qari Mahmud Shah Sahib dhe afro 10 zyrtarë të tjerë të lartë dolën në aeroport për të pritur ndihmën. Kina dhe Afganistani organizuan një ceremoni madhështore të dorëzimit të ndihmës, që u bashkëdrejtua nga ambasadori Wang Yu e Khalil Haqqani.

Ambasadori Wang tha se që, nga fillimi i këtij viti, nën ndikimin nga thatësira, vala e tretë e epidemisë dhe situata kaotike, veçanërisht nga ndryshimet e fundit të gjendjes në Afganistan, me krijimin e qeverisë së përkohshme dhe rikthimin gradual të rendit normal, Afganistani ka nevojë urgjente për mbështetjen dhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Si një vend fqinj mik i Afganistanit, Kina gjithmonë u ka kushtuar vëmendje të madhe nevojave të popullit afgan. Udhëheqësit kinezë kanë marrë pjesë kohët e fundit në disa takime të mekanizmave shumëpalësh në lidhje me Afganistanin, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ofrojë ndihmë humanitare urgjente për Afganistanin.

“Pavarësisht nga shumë vështirësi, Kina e dërgoi këtë kontingjent ndihme me materiale dimërore për të cilat populli afgan ka nevojë të ngutshme në Kabul në një kohë të shkurtër. Kjo është një dëshmi e fortë e mbajtjes konkrete nga Kina të premtimit të saj për të ndihmuar Afganistanin dhe e përpjekjeve të saj për ta ndihmuar popullin afgan të përballojë vështirësitë. Pala kineze do të vazhdojë përgatitjet për dërgimin e materialeve dhe ushqimeve të tjera, e besoj se ato do të jenë gati së shpejti”, tha Wang.(Artan/Fani)