Fëmijët përbënin gati 27 për qind të të gjitha rasteve të Covid 19 të raportuara në Shtetet e Bashkuara, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), citon “Xinhua”.

Ndërsa numri i fëmijëve të infektuar ka rënë pak, fëmijët përbënin një përqindje më të madhe të totalit të rasteve të reja të Covid-19 në SHBA javën e fundit.

Shtetet e Bashkuara po shohin një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja.

Rastet në mesin e fëmijëve janë në rritje që kur varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta, u bë dominues në Shtetet e Bashkuara në korrik.

Deri tani, të drejtën për vaksinim e kanë fëmijët mbi 12 vjeç. (Elona)