Një spital në Karolinën e Veriut në SHBA ka pushuar nga puna 175 punonjës shëndetësorë, pasi nuk ishin vaksinuar kundër Covid 19. Institucioni shëndetësor, i cili ka 35 mijë punonjës, njoftoi javën e kaluar se kishte dhënë afat shtesë që 375 punonjës të shëndetësisë të vaksinoheshin. 200 prej tyre i pranuan kushtet, shkruan “The Guardian”.

“Novan Health” fillimisht njoftoi më 22 korrik se kishte prezantuar vaksinimet e detyrueshme për punonjësit dhe u dha atyre një afat deri më 15 shtator.

Ndërkohë, 200 punonjës të shëndetësisë në Minesota kanë ngritur një padi në gjykatën federale ndaj punëdhënësve, të cilët u kërkojnë vaksinim të detyruar ose në të kundërt do të pushohen nga puna. Punonjësit pretendojnë se ky detyrim cenon të drejtat e tyre kushtetuese. (Elona)