Televizioni amerikan CNN njoftoi më 27 shtator që deri tani në mbarë ShBA-në ka ende 70 milionë veta që nuk janë vaksinuar ndaj COVID-19, çka përbën një kërcënim të madh për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në ShBA.

Sipas njoftimeve, tani vaksinimi ditor në ShBA është në nivelin më të ulët sivjet, por kjo nuk është për shkak se nuk ka mjaft persona në pritje të vaksinimit. Të dhënat tregojnë që afro 70 milionë veta deri tani ende nuk janë vaksinuar. Javën e kaluar, në 10 shtetet me norma më të ulëta vaksinimi, niveli i vdekjes nga COVID-19 është katër herë më shumë se në 10 shtetet me nivel më të lartë vaksinimi. Drejtorja e Qendrave të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve të ShBA-së,Rochelle Walensky, tha: “Personat më të dobët janë ata që nuk janë vaksinuar.”