Policia spanjolle ka zbuluar atë që besohet se është trafiku më i madh i kokainës në Evropë, duke arrestuar 61 të dyshuar dhe duke sekuestruar rreth 4 tonë kokainë.

Policia konfirmoi të martën se 61 personat e ndaluar ishin kryesisht nga Ballkani dhe se, përveç kokainës, u sekuestruan edhe 2.5 tonë marijuanë dhe një sasi e madhe parash, bën të ditur “ATSH”.

Hetimi u krye nga autoriteti policor evropian, Europol, dhe përfshiu oficerë nga Gjermania, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Kolumbia dhe SHBA-ja.

Arrestimet u bënë në qytetet spanjolle të Madridit, Barcelonës, Malagës, Tarragonës, Gironës dhe Valencias.

Trafikantët kontrabanduan sasi të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë dhe e shpërndanë atë në të gjithë kontinentin.

Konfiskimi ndodhi kur një dërgesë prej 1.25 tonësh kokainë, e sjellë në Evropë me anije nga Brazili, mbërriti në Spanjë.

Policia bëri të ditur se hetimi ishte i vështirë pasi anëtarët kryesorë të grupit ishin përherë në lëvizje, nuk jetonin askund përgjithmonë dhe udhëtonin shpejt nga një vend në tjetrin. (Elona)