Kompania farmaceutike “Pfizer” njoftoi nisjen e provave klinike në shkallë të gjerë të një ilaçi që shërben për të shmangur Covid 19 tek ata që janë të ekspozuar ndaj virusit.

Provat për antibiotikun do të përfshijnë 2660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm që jetojnë në të njëjtën familje me dikë që është i infektuar me Covid-19. Kompania “Pfizer” gjithashtu po studion ilaçin te njerëzit që tashmë janë infektuar me Covid-19, por që ende nuk kanë zhvilluar simptoma serioze.

“Nëse është e suksesshme, ne besojmë se kjo terapi mund të ndihmojë në ndalimin e virusit herët, para se të ketë pasur shansin për t’u shpërndarë gjerësisht”, -tha nëpërmjet një deklarate zyrtari kryesor shkencor i kompanisë “Pfizer”, dr. Mikael Dolsten.

Ilaçi synon të bllokojë një enzimë kryesore që virusit i nevojitet për t’u shumuar. Nëse funksionon, shkencëtarët besojnë se do të jetë efikas vetëm në fazat e hershme të infeksionit. (Elona)