Presidenti amerikan, Joe Biden, 78 vjeç, mori dozën e tij të tretë të vaksinës anti-Covid drejtpërdrejt në televizion, për të inkurajuar amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Doza përforcuese është e rëndësishme, por gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë është të imunizojmë më shumë njerëz”, -tha Biden.

Javën e kaluar, SHBA-ja autorizoi injektimin e një doze përforcuese të vaksinës “Pfizer” për personat 65 vjeç e lart, për ata që janë në rrezik të shtuar, si dhe për punonjësit veçanërisht të ekspozuar ndaj virusit.

Biden tashmë ka inkurajuar ata që kanë të drejtë për dozën përforcuese që të vaksinohen me të, si një mjet kundër pandemisë së koronavirusit të ri.

Rreth 60 milionë amerikanë tashmë kanë të drejtë të marrin një dozë të tretë të vaksinës gjashtë muaj pas injektimit të dozës së dytë. (Elona)