Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë me rreze të shkurtër veprimi, në det të hapur, deklaroi ushtria e Koresë së Jugut.

“Raketa u lëshua nga provinca Chagang, në kufi me Kinën dhe fluturoi drejt detit të Japonisë, i njohur si Deti Lindor në Korenë e Jugut”, -deklaroi shefi i Shtabit të Koresë së Jugut (JCS), citon “Ansa”.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut shprehu keqardhje për testin e raketave të fqinjit të saj.

“Qeveria japoneze, e cila gjithashtu konfirmoi lëshimin, mendon se është një raketë balistike”, -raportoi agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”.

Rezolutat e OKB-së kanë ndaluar Korenë e Veriut të testojë raketa balistike, të cilat mund të jenë të afta të mbajnë koka bërthamore në varësi të modelit të tyre.

Peniani testoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër disa javë më parë.

Koreja e Veriut më vonë tha se kishte qenë një test i suksesshëm i një lloji të ri të raketave të lundrimit me rreze të gjatë, duke shënuar nisjen e parë të provës në gjashtë muaj. (Elona)