Në një artikull të publikuar ditët e fundit në uebsajtin e revistës amerikane "The National Interest" thuhet se qëndrimi i fortë ndaj Kinës është një taktikë e keqe dhe ShBA-ja duhet të mendojë përsëri si ta përballojë ngritjen e Kinës. Në artikull theksohet se në politikën e re ndaj Kinës duhet vënë në qendër pajtimi dhe qëndrimi i përmbajtur.

Brian Clark, autori i këtij artikulli me titull: "ShBA-ja ka nevojë të rishqyrtojë përballimin e ngritjes së Kinës", vë në dukje se edhe ShBA-ja do të përfitojë nga ngritja e Kinës, duke marrë për shembull se "tregtia kino-amerikane mbështet afro 2.6 milionë vende pune në ShBA".

Në artikull theksohet se ShBA-ja duhet të respektojë seriozisht ligjet ndërkombëtare mbi ndalimin e përdorimit të armëve. "Nëse ShBA-ja dëshiron të udhëheqë një botë në bazë të rregullave e jo të forcës, ajo duhet të respektojë e para ato rregulla që dëshiron të respektohen nga të tjerët." (Wang Lei/ Artan)